Google ADS

Bislimi konfirmon dakordimin me Lajçakun për hapat e de-eskalimit në veri

17:57 | 10 Korrik 2023
Arbresh

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi ka konfirmuar takimin me të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bislimi përmes një psotimi në Twitter ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për hapat në vazhdim për implementimin e drejtë të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj, shrkuan Arbresh.info.

Ndër të tjera, krynegociatori Bislimi njoftoi edhe për dakordimin për hapat e nevojshëm për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.

“U takua me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm për zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Ramë dakord për hapat e nevojshëm për të siguruar uljen e përshkallëzimit efektiv dhe të përcaktuar me ligj, fokusimin në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit.”, ka shkruar Bislimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme