Google ADS

Kalon Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

16:19 | 10 Korrik 2023
Arbresh

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot, në lexim të parë, Projketligjin për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Miratimin e këtij projektligji, Minisitria e Mbrojtjes e ka konsideruar hap të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, shkruan Arbresh.info.

Ministria ka thënë se ky agjencion do të mbështetesë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.

“Ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes në Facebook./Arbresh.info.

Të ngjashme