Google ADS

Trajneri i Tottenham flet për të ardhmen e Harry Kane

16:16 | 10 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Trajneri i ri i Tottenham, Ange Postecoglou ka dhënë mendimin e tij për të ardhmen e sulmuesit anglez, Harry Kane.

Trajneri i sapoemëruar pohoi se atij nuk i është dhënë asnjë garanci për situatën e Harry Kane që kur iu bashkua klubit, megjithëse ai do të donte të punonte përkrah kapitenit të Anglisë.

“Unë nuk kam pasur asnjë garanci dhe nuk do të prisja asnjë. Harry është tashmë pjesë e historisë së këtij klubi dhe unë dua që ai të përfshihet këtu. Biseda ime me të do të jetë se si mund ta bëjmë këtë klub të suksesshëm dhe kjo është ajo që ai dëshiron gjithashtu. Unë po përpiqem të përqendrohem në gjërat që di tani dhe ajo që di tani është se Harry është pjesë e kësaj skuadre. Ai mezi pret të kthehemi në stërvitje, rikthehemi mes lojtarëve këtu dhe fillojmë të punojmë së bashku”.

Kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, janë të etur për të kompletuar nënshkrimin nga Tottenham Hotspur.

Pasi një ofertë fillestare prej 60 milion funte plus shtesa për nënshkrimin e Kane, e cila u refuzua nga Tottenham muajin e kaluar, gjigantët gjermanë dolën me një ofertë të përmisuar prej 70 milion funte plus shtesa të dielën./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme