Rilind Nimani sot është zyrtarizuar te skuadra e FC Prishtinës.
Ish-lojtari i Trepçës 89′ do ta vazhdojë karrierën e tij si lojtar profesionist tek skuadra e kryeqytetit, shkruan arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e “bardhekaltërtve” si dhe vetë Nimani me anë të një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Mirë se vjen Rilind Nimani
Prishtina dhe Trepça ’89 janë akorduar për transferimin me kusht të mesfushorit, Rilind Nimani i cili ishte nën kontratë edhe për dy vitet e ardhshme me Trepçën ’89. Klubi mitrovicas dhe bardhekaltrit arritën pajtim që në rast të ofertës nga jashtë vendi deri më 1 shtator, atëherë futbollisti do të jetë i lirë. Mesfushori qendror, Rilind Nimani, 23 vjeç, i lindur më 11.09.1999 në Prishtinë, ish-futbollisti i KEK-ut dhe tre vitet e fundit në Trepça ’89, ekip me të cilin edicionin e fundit ka shënuar 3 gola dhe 3 asistime. Nimani do të jetë pjesë e Prishtinës për dy vitet e ardhshme.
“Unë në të vërtet jam i lindur dhe jam nga Prishtina, por nga forma se si jam mirëpritur dhe si kam kaluar në Mitrovicë, shumëkush ka menduar që jam nga andej, por në fakt po kthehem në ekipin e klubit të qytetit të zemrës”.
“Është nder për mua dhe krenari që do të përfaqësojë qytetin tim, vendim ku kam lindur dhe ku jam rritur. Kam emocion të veçantë, sepse unë si fëmijë, me ëndje, së bashku me shokët e mi, kam qenë pjesë e publikut nga shkallët e stadiumit duke përkrahur Prishtinën. Dhe, e kam pasur ëndërr që këtë emocion ta kem edhe si futbollist, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave”.
“Duke qenë pjesë e Prishtinës e din që pritshmëria është e lartë. Ambicie personale e kam titullin, por edhe si ambicie më minimale është pjesëmarrja në Evropë”. /arbresh.info/
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...