“Mbase i pëlqejnë çunat”, Jori bën deklaratën e papritur ish-banorin e BB VIP

15:24 | 10 Korrik 2023
Arbresh.info

I ftuari i parë special në “Kepin e VIP”-ave, ishte ish-banori i BBV, Krist Aliaj. Në puntatën e dytë të emisionit, Kiara Tito e prezantoi atë me banorët e tjerë, ku disa prej tyre nuk e pritën aspak mirë.

Një ndër to ishte edhe Jori Delli, të cilës i ka ngelë hatri me Kristin.

Ky i fundit teksa ishte i ftuar së bashku me Jorin në “E Diell” tha: “Ajo është tipi i femrës që ka shumë qejf ose preferon çuna mafioz”.

Ndërkohë Jori para kamerave tha për Kristin se sipas saj, Kristit mund ti pëlqejnë edhe djemtë.

“Të kam çuar në xhiro, kemi folur bashkë. Ai kur jemi bashkë nuk mi thotë ato gjëra. Nuk më kërkoi as falje. Ndihem shumë e zhgënjyer nga kjo gjë sepse nuk e prisja fare. Prandaj thashë unë në rrugën time, ti në rrugën tënde.

I pëlqen të pëlqehet, i pëlqen që vajzat që vajzat t’i shkruajnë. Më ka treguar edhe disa mesazhe, por ai as që ju përgjigjet. Nuk e di se çfarë bën. Mbase i pëlqejnë çunat. Se di. Fshije këtë, fshije”, tha Jori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme