Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij mund të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, nëse vendet evropiane “hapin rrugën” për ofertën e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Erdogan, vendi i të cilit ka vonuar finalizimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, i bëri komentet sot në Ankara përpara se të shkonte në samitin e aleancës në Vilnius, Lituani, transmeton Telegrafi.
Turqia është një kandidate për t’u bashkuar me BE, por oferta e saj për anëtarësim ka ngecur nga kthimi demokratik i Ankarasë dhe mosmarrëveshjet me Qipron anëtare të BE.
Udhëheqësit e NATO-0s do të takohen në Vilnius, Lituani për një samit dyditor që hapet të martën. Ata pritet të theksojnë vendosmërinë e tyre për të vepruar nëse presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të zgjerojë luftën në perëndim.
Aleanca gjithashtu dëshiron të bashkohet me Suedinë në kohën e takimit të liderëve, por Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë mbështetur këtë masë.
Turqia ka bllokuar pranimin e Suedisë në NATO, duke thënë se duhet të bëjë më shumë për të goditur militantët kurdë dhe grupet e tjera që Ankaraja i sheh si kërcënime për sigurinë e saj kombëtare. Protestat anti-turke dhe anti-islamike në Stokholm ngritën dyshime se një marrëveshje mund të arrihet përpara samitit të aleancës.
Por Stokholmi thotë se ka përmbushur pjesën e vet të marrëveshjes trepalëshe që Suedia, Finlanda dhe Turqia nënshkruan në samitin e NATO-s të vitit të kaluar në Madrid.
Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson pritet të takohen në kryeqytetin lituanez, Vilnius, përpara samiti të NATO-s.
Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström i tha transmetuesit publik SVT, se pret që Turqia të sinjalizonte përfundimisht se do të lejonte Suedinë të bashkohej me aleancën, megjithëse nuk mund të thoshte nëse kjo do të ndodhte në samitin vjetor.
“Ajo në të cilën ne po llogarisim, sigurisht, është të arrijmë në pikën ku marrim një mesazh nga presidenti Erdogan se do të ketë atë që ju mund ta quani dritë të gjelbër… një mesazh që procesi i ratifikimit në parlamentin turk mund të fillon”, tha Billström.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...