Google ADS

Rebelimi i Wagner/ Rusia e konfirmon: Ka pasur një takim Putin-Prigozhin

14:52 | 10 Korrik 2023
Arbresh.info

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se shefi i kompanisë ushtarake private “Wagner” Yevgeny Prigozhin u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin pas rebelimit të tij në fund të qershorit.

Putin mbajti një takim me më shumë se tridhjetë komandantë ushtarakë më 29 qershor, ku mori pjesë edhe Prigozhin, tha Peskov, gjatë bisedës së tij të përditshme me mediat.

“Në të vërtetë, presidenti ka mbajtur një takim të tillë. Ai ftoi 35 persona, [përfshirë] të gjithë komandantët e njësive dhe udhëheqjen e fushatës, duke përfshirë edhe vetë Prigozhin.”, tha ai, ndërsa shtoi se takimi ka zgjatur për gati tri orë, raporton CNN.

“Ky takim u zhvillua në Kremlin më 29 qershor dhe zgjati gati 3 orë. Detajet e saj nuk dihen. E vetmja gjë që mund të themi është se Presidenti dha një vlerësim për veprimet gjatë operacionit special ushtarak, si dhe të ngjarjeve të 24 qershorit”, tha Peskov, duke iu referuar së fundi kryengritjes jetëshkurtër, gjatë së cilës trupat e qagnerit marshuan drejt Moskës.

Javën e kaluar, Peskov tha se Kremlini nuk kishte “aftësinë dhe as dëshirën” për të ndjekur lëvizjet e Prigozhin. Ka pasur spekulime të shumta se ku ka qenë lideri agner që nga rebelimi, i cili ndodhi më 23-24 qershor.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ndërmjetësoi një marrëveshje, sipas së cilës Prigozhin të transferohej në Bjellorusi, por javën e kaluar ai tha se kreu i Ëagner nuk ishte larguar nga vendi i tij./ abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme