Google ADS

Krasniqi bënë thirrje për rrëzimin e Qeverisë Kurti

12:21 | 10 Korrik 2023
E.H

Thirrje për rrëzimin e Qeverisë ka bërë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi në fjalën e tij të rastit ka thënë se votimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë dhe shpërbërja e Kuvendit duhet të ndodh sepse është bllokuar puna në vend.

“Ky Kuvend nuk duhet ta vazhdojë punën, ju ftoj publikisht të merremi vesh të bëjmë një mocion ta shpërndajmë Kuvendin e Kosovës. Kjo legjislaturë nuk është në gjendje të kalojë asgjë, është një bllokim i punës së brendshme, e mos të flasim edhe për punën e jashtme që me sanksione e keni bllokuar Kosovën. Me 80 vota duhet ta dërgojmë vendin në zgjedhje dhe ta zhbëjmë këtë Kuvend”,ka thënë Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme