Muaj më parë Juliana Nura deklaroi në “Big Brother VIP Kosova” se shumë vite më parë ka “rrahur” këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e saj, Krenar Çoçajn.
Asokohe një reagim pati edhe nga Dafina e cila ka publikoi në InstaStory një video të saj duke bërë ‘twerk’ në një prej klipeve të saj, teksa shkruante: “K*rvat duke ëndërruar që më kanë goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.
E së fundmi dy vajzat janë bërë bashkë. Ose thënë më mire, të dyja kanë qenë të ftuara në një festival në Kosovë, ku Dafina ka performuar, kurse Juliana ka qenë e ftuar. E gjithsesi ajo nuk i ka kursyer disa kunja.
Juliana madje ka shpërndarë edhe një artikull që shkruante se ajo kishte shkuar në koncertin e Dafinës.
Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer për Prive.al se si u sollën vajzat me njëra-tjetrën. ‘Juli ka qëndruar ftohtë për vetëm 10 minuta pas ngjitjes së Dafinës në skenë. Pastaj, është larguar me shpejtësi’, ka thënë burimi për Prive.al.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...