Një sulm ajror amerikan, në Sirinë lindore, ka vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik, tha të dielën Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Një deklaratë e publikuar nga CENTCOM thotë se, sulmi ajror që eleminoi terroristin Usamah al-Muhajir u krye të premten e kaluar.
“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar ndaj eleminimit të ISIS në të gjithë rajonin”, tha Gjenerali Michael “Erik” Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. “ISIS mbetet kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”.
Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet në bashkëpunim me forcat partnere në Irak dhe Siri kundër organizatës terroriste të njohur si “Shteti Islamik”, për ta shkatërruar tërësisht atë./voa/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...