Biletat për ndeshjen e Ballkanit do të shiten edhe në Prishtinë

20:12 | 9 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikues do të shiten edhe në Prishtinë.

Përmes njoftimit është bërë e ditur se biletat mund të blihen te stadiumi “Fadil Vokrri”, nga ora 9:00 deri në ora 17:00.

“Të gjithë të interesuarit në kryeqytet, për t’u pajisur me biletat e vlefshme për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërmjet BALLKANIT dhe Ludogorets, mund t’i sigurojnë ato që nesër (e hënë), te hyrja VIP1 –  zyra e mediave, brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, nga ora 09:00 deri në 17:00”, thuhet në njoftim.


Ballkani luan të martën ndaj Ludogorest në ora 20:45 në kuadrër të kualifikuesve për Ligën e Kampionëve./Arbresh.info/

Të ngjashme