Pasi u lidh me një kalin te Roma në fillim të verës, Mauro Icardi është në prag të kthimit te Galatasaray.
Sulmuesi argjentinas ishte përfolur si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Tammy Abraham, duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për t’u rikthyer për të luajtur në Itali.
Megjithatë, Icardi duket se ka ndryshuar mendje dhe thuhet se është afër një rikthimi te Galatasaray.
Mauro Icardi’s transfer to Galatasaray will be completed and signed next week — on €10m fee. 🟡🔴🇹🇷
Deal valid until June 2026 as PSG are preparing documents with Gala.
Here we go, confirmed. ✔️ pic.twitter.com/BIrsxswzW8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 9, 2023
Siç raportohet nga Fabrizio Romano, Galatasaray kishte qenë preferenca e Icardit gjatë gjithë kohës dhe arriti të gjente një marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e përhershëm të sulmuesit për rreth 10 milionë euro.
Ai do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026 me skuadrën turke.
Icardi ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me ekipin francez dhe kjo është arsyeja pse çmimi është kaq i ulët.
Këtë sezon të kaluar, ai shënoi 22 gola dhe asistoi 7 shtesë në 24 paraqitje në ligë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha./Arbresh.info/
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë