Tragjedi në Kavajë, mbytet babai me dy djemtë e mitur në plazhin Vilë-Boshtovë

14:28 | 9 Korrik 2023
E.H

Tragjedi në bregdetin e Kavajës në Shqipëri.

Tre persona janë mbytur teksa notonin në plazhin Vilë Boshtovë.

Babai i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç, me dy djemtë e mitur nga Tirana 13 dhe 15 vjeç, ishin duke notuar në det teksa ende nuk dihen rrethanat sesi janë mbytur.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme