Polonia ka nisur t’i dërgojë mbi 1000 trupa ushtarake në lindje të vendit, mes shqetësimeve në rritje se prania e mercenarëve të “Wagnerit”, në Bjellorusi, mund të çojë në rritje të tensionit në kufirin e saj, raporton TheGuardian.
Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, bëri të ditur lëvizjen e ushtarëve, duke shtuar se janë në gatishmëri të plotë.
“Mbi 1000 ushtarë dhe gati 200 njësi pajisje nga Brigada e 12-të dhe e 17-të, të mekanizuara, kanë nisur të lëvizin drejt lindjes…Ky është një demonstrim i gatishmërisë sonë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizim pranë kufirit në vendin tonë”, shkroi ai.
Të dielën e kaluar, Polonia ka bërë te ditur se do t’i dërgonte 500 zyrtarë policorë për të forcuar sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë.
Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për t’u ofruar ushtarëve të “Wagnerit”, zgjedhjen e zhvendosjes në Bjellorusi ka ngritur frikën mes anëtarëve lindorë të NATO-s, se prania e mercenarëve të Yevgeny Prigozhinit, do të shkaktojë paqëndrueshmërinë më të madhe në rajon. Një udhëheqës i lartë i “Wagnerit” u citua duke thënë të shtunën (8 korrik), se mercenarët po përgatiteshin të lëviznin në Bjellorusi.
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defek...
6 këshilla për Black Friday