Google ADS

Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë në detin Egje

13:44 | 9 Korrik 2023
E.H

Anija e Forcave të Armatosura të Shqipërisë “Butrinti” ka shpëtuar 55 emigrant nga një gomone në vështirësi në detin Egje.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Peleshi tha se operacioni u realizua së bashku me një anije greke dhe një turke.

“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkroi Peleshi në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme