Një tjetër pushues rrezikon të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Ngjarja pak minuta më parë në zonën e Ranës së Hedhun.
Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.
Burime bëjnë me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të rëndë për jetën.
Akoma në gjendje të stabilizuar, 30-vjeçari ka konsumuar shumë ujë deti, ndërsa po monitorohet në urgjencë.
Pasi është nxjerr në breg nga familjaret dhe pushues, i kanë ardhur në ndihmë 4 mjekë dhe 2 ambulanca.
Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.
Vajza po ashtu nga Kosova është në gjendje të mirë shëndetësore./TCH/
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...