I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në Vjenë me rastin e aktivitetit përkujtimor kushtuar 30-vjetorit të Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare.
Lajçak ka thënë se vazhdon përpjekja për t’u kthyer në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në fillim të kësaj jave, udhëtova në Kosovë dhe Serbi për të ndjekur përpjekjet tona të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Fokusi kryesor ishin takimet e mia me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, si dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq në Serbi për të shqyrtuar opsionet për rrugën përpara në përputhje me kërkesat e BE-së për deeskalim, zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrja e serbëve të Kosovës dhe kthimi në dialog”, ka thënë Lajçak.
Ai ka shtuar se i vlerëson shkëmbimet e thelluara të ideve me palët për hapa konkretë.
“Në Kosovë takova edhe shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, gjeneralmajor Barbano dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ristuccia. Ne diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë, nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkretë për de-përshkallëzimin dhe kemi shqyrtuar opsionet për kontributin e organizatave tona”, ka thënë ai tutje përmes një shkrimi në Facebook.
Tutje ai tha se ky udhëtim i ka ndihmuar që të kuptojë më mirë situatën në terren dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm./Arbresh.info/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,