Interi insiston të transferojë sulmuesin belg Romelu Lukaku-n.
Reprezentuesi i Belgjikës, në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës ‘Nerazure’ në formë huazimi nga Chelsea.
Por, klubi italian sipas medieve të huaja, është duke përgatitur një ofertë joshëse për “Blutë” e Londrës.
Internistët janë gati t’ia ofrojnë Chelsea-s 30 milionë euro për Lukakun të cilin Inzaghi e do në skuadër për edicionin e ri, edhe pse belgu në sezonin e fundit nuk ishte në nivelin e tij më të mirë.
Negociatat mes Interit dhe Chelsea janë duke vazhduar, dhe siç raportohet, shumë shpejtë do të vendoset për të ardhmen e Lukakut./rtk
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat