Vinicius Junior kalon një ditë me ‘idhullin’ Neymar

09:17 | 8 Korrik 2023
K.B

Vinicius Junior shijoi disa pushime me Neymar në Rio de Janeiro përpara se të fillonte parasezonin me Real Madridin.

Vinicius dhe Neymar u fotografuan duke kaluar kohë së bashku në Brazil para se të niseshin për në parasezon për klubet e tyre.

Anësori i Real Madridit, i cili u rrit duke idhulluar Neymarin, e falënderoi atë në një postim në rrjetet sociale të premten në mbrëmje.

Në mbishkrim shkruhej: “Kur bëhesh mik me idhullin tënd dhe ai vjen të kalojë ditën me ty. ‘Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua’, nuk kishte kurrë aq kuptim. Faleminderit dhe të dua”./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme