Qeveria pajtohet me kandidaturat për Guvernator të BQK-së, vendimin ia përcjell kuvendit

22:50 | 7 Korrik 2023
K.B

Qeveria e Kosovës, përmes një mbledhje elektronike ka bërë të ditur se pajtohet me kandidaturat e propozuara për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së.

Me vendimin e miratuar, Qeveria pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, në një njoftim të Bankës Qendrore të Kosovës, thuhet se paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të BQK-së ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur.

Dy emrat e propozuar, sipas BQK-së janë Ahmet Ismaili me 84.67 pikë, nga 100 maksimale dhe Lulzim Ismajli me 73.67 pikë, nga 100 maksimale.​/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme