Tension në fund të konferencës Rama-Vuçiç, presidenti serb: I zgjedhim vetë kumbarët tanë

21:49 | 7 Korrik 2023
K.B

Një moment tensioni është regjistruar në fund të konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Tonet e zërit ndryshuan kur është folur për çështjen e draftit që kreu i qeverisë shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për Asociacionin.

Rama u shpreh se këtë draft për statusin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të liderit serb, shkruan A2CNN.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i Vuçiçit, i cili tha se në Serbi ata i zgjedhin vetë kumbarët e tyre, duke shtuar se sipas marrëveshjes së Brukselit, është vetëm Serbia ajo që mund të propozojë statut të Asociacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme