Pas shkarkimit nga detyra si nënkryetare e Komunës së Zveçanit, ka reaguar Sladjana Pantoviq.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se do ta padisë kryetarin Ilir Peci, dhe se arsyeja e shkarkimit të saj është takimi që kishte me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
“PDK ka parë që shkojë disa herë te kryeministri për bisedë dhe dje pas takimit me Kryeministrit, i ka penguar ata kur kanë parë fotografinë dhe kanë menduar se shkova të bëjë diçka kundër Pecit”,ka shkruar ajo.
Tutje në shkrimin e saj thuhet se Peci nuk mund të krahasohet me Kurtin as intektualisht e as politikisht, madje ajo shton se nuk ka folur asnjëherë keq për të te Kurti.
Ajo shton se tash e tutje me Pecin dhe PDK-në do të merret Gjykata.
“Nuk do të shkruaj më, do të shihemi në Gjykatë, z.Peci dhe PDK”, ka shkruar ajo.
Pantoviq dje ka publikuar një fotografi nga Kryeministria, ku ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kurtin.
Ajo ka shkruar se me Kryeministrin ka folur për projektet dhe investimet në komunën e Zveçanit, të cilat do të ndihmojnë popullsinë lokale atje.
Ndërkaq sot kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantovic.
Peci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalim i kompetencave si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qyetetarëve të komunës.
“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.”, ka shkruar Peci./Arbresh.info.
lexo edhe:
Peci shkarkon nënkryetaren e Zveçanit: Nuk i shërbeu qyetetarëve të komunës
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...