Sveçla njofton për gjetjen e të zhdukurës së pajetë në lumin Ibër, i shpreh ngushëllime familjes

18:08 | 7 Korrik 2023
Arbresh

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i 49 vjeçares J.Petrovic e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër.

Ministri Sveçla përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Petrovic dhe ka falenderuar ekipet dhe qytatrët e angazhuar për bashkëpunimin dhe kontributin në gjetjen e së zhdukurës, shkruan Arbresh.info.

“Shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit, kanë arritur të gjejnë sot trupin e pajetë të qytetares J.Petrovic, 49 vjeçare, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër.”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme