Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri përgjatë kësaj sezone ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ajo brenda një kohe shumë të shkurtër ka publikuar duetin me Yll Limanin “Kaje”, që është për momentin kënga më e dëgjuar në çdo klub nate, dhe dje ka lansuar projektin e saj solo “Dasma”.
Përveç këngëve, Dafina zgjedh të qëndrojë afër me ndjekësit e saj edhe duke ndarë fotografi të ndryshme në Instagram, shkruan Arbresh.info
Së fundmi ajo ka ndarë disa imazhe me një bluzë të zezë, por siç duket i është prishur për koncertin e dytë.
“Fort inati pom vjen që mu prish bluza për koncertin e dytë mrom…shumë e bukur ke”, ka shkruar ajo krahas fotografisë ku ka ekspozuar barkun e saj të sheshtë.
Kujtojmë se disa zëra lartë e poshtë thonë se Dafina është në një lidhje të re dashurie me një biznesmen nga Prishtina, ndërsa me ish të dashurin Dj Geek i ka ndarë punët edhe në karrierë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin