Google ADS

Kosova i zhvillon dy miqësore me Lihtenshtajnin, kjo është lista e futbollisteve

16:13 | 7 Korrik 2023
KRG

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji kundër Lihtenshtajnit, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e parë të Ligës së Kombeve që fillon garat në shtator.

Futbollistet dardane më 13 korrik dhe më 16 korrik do të përballen me Lihtenshtajnin.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali, e para në orën 18:30 dhe e dyta në orën 11:30, përcjell arbresh.info.

Përzgjedhësja Anneli Andersen për këto dy miqësore ka ftuar 24 futbolliste, të cilat do t’i ketë në dispozicion që nga 10 korriku, kur do të mbahet edhe stërvitja e parë në Hajvali, në orën 16:00.

Ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova do ta luajë në shtator kundër Bullgarisë. Dardanet janë pjesë e Ligës C në Grupin 5, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme