Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantovic.
Peci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalim i kompetencave si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qyetetarëve të komunës, shkruan Arbresh.info.
“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.”, ka shkruar Peci./Arbresh.info.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...