Zyrtare: Manuel Ugarte, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

14:40 | 7 Korrik 2023
KRG

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Manuel Ugarte nga Sporting Lisbona.

Kampioni francez ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar, pasi kanë konfirmuar ardhjen e tretë, përveç trajnerit të ri Lusi Enrique.

Pas mbrojtësit Milan Skriniar dhe sulmuesit Marco Asensio, të cilët erdhën si lojtarë të lirë, PSG ka njoftuar transferimin e mesfushorit Ugarte.

Ugarte është transferuar nga Sporting Lisbona, teksa ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Parc des Princes.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të mirëpresë Manuel Ugarte në skuadrën e ekipit të parë për fillimin e sezonit 2023/24”.

“Reprezentuesi uruguaian, i cili do të mbajë numrin 4, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim.

PSG nuk ka njoftuar për shifrat e transferimit, por blerja e 22-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar plot 60 milionë euro klubit francez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme