Google ADS

Kica-Xhelili: Kosova nuk është ndërtuar për të qenë jodemokratike as në mendim e as në veprim

14:17 | 7 Korrik 2023
Arbresh

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar pas reagimeve të ambasadorit të BE-së, Tomas Szunyog dhe atij gjerman, Jorn Rohde të cilët shprehën shqetësimin për “gjuhën linçuese e të urrejtjes” ndaj jursites së medias, Flutura Kusari.

Sipas saj, këto reagime janë alarm shoqëror për të gjithë dhe jo vetëm për Flutura Kusarin, shkruan Arbresh.info.

“Një moment si ky, kur ambasadori i BE dhe ai Gjerman në Kosovë shfaqin shqetësim të hapur për gjuhën linçuese e të urrejtjes ndaj një aktivisteje si Flutura, është alarm shoqëror për të gjithë, jo vetëm për të.”, shkroi ajo në Facebook.

“Kushdo që e mbështet atë diskurs, e mbështet linçin dhe urrejtjen, dhe si i tillë nuk përkon me ëndrrën pro-evropiane.”, tha ajo.

Tutje deputetja opozitare tha se kjo gjuhë përveç se nuk është liri e shprehjes, është cënim i drejtëpërdrejtë i integritetit dhe siç tha ajo ka tendencë të rrezikimit të sigurisë individuale.

“Ndërkohë, si politikë duhet ta rimendojmë adresimin e këtij fenomeni. Kjo gjuhë nuk guxon të kalojë në këtë formë pa u sanksionuar. Kjo përveç se nuk është më liri e shprehjes, është cënim i drejtpërdrejtë i integritetit e madje shpesh ka tendencë të rrezikimit të sigurisë individuale.”, shkroi deputetja Kica-Xhelili./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme