Google ADS

Rama takon presidentin e Bosnjë-Hercegovinës

13:57 | 7 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo është takuar edhe me presidentin e vendit, Denis Becirovic, shkruan Arbresh.info.

“Sarajevë – Takim me Presidentin e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović”, ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, po viziton Bosnjë Hercegovinën, ku më pas do të pasojë me vizitën në Mal të Zi dhe do ta përmbyllë me Serbinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme