Moti i mirë dhe festat e dhjetorit bënë që sheshet e Prishtinës të jenë të mbushura plot me qytetarë. Edhe pse sot është festë shtetërore me rastin e Krishtlindjes, qytetarë të shumtë janë parë duke shëtitur në sheshin kryesor të Prishtinës.
Edhe pse në numër më pak, sot nuk mungonin në shesh as shitësit ambulantë, të cilët shfrytëzojnë rastin për sa më shumë shitje të gjësendeve të tyre e sidomos të dekorimeve për Vit të Ri rrobat e Babadimrit.
Atmosferën e bëjnë më festive edhe shtëpizat në “tregun e fundvitit”, i cili frekuentohet shumë e sidomos në mbrëmje.
Por për dallim nga qendra që ka plot zhurmë, qetësia ka mbretëruar tek fakultetet dhe konviktet e studentëve.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...