Gjashtë persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në një shtëpi të të moshuarve në Milano.
“Gjashtë persona kanë vdekur dhe shumë persona që u helmuan janë shtruar në spital. Zjarrfikësit shpëtuan dhjetëra banorë të shtëpisë”, njoftuan zjarrfikësit e Milanos në Twitter.
Sipas deklaratave të tyre, ende nuk dihet shkaku i zjarrit, i cili ra rreth orës 02:00 në një shtëpi të të moshuarve në qendër të Milanos.
Sipas agjencive italiane të lajmeve, 81 persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe 170 janë evakuuar. Mes gjashtë viktimave janë pesë gra të moshës 69 deri në 87 vjeç dhe një burrë 73 vjeç.
Dy gra që ndanin dhomën u dogjën ndërsa të tjerat vdiqën nga helmimi, tha agjencia AGI.
Zjarri duket se ka nisur në një dhomë ku dy përdorues janë djegur, tha kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, para gazetarëve në vendin e aksidentit, duke shtuar se dy persona janë në gjendje kritike.
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...