Një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi të të moshuarve në Milano ka lënë të vdekur gjashtë persona, thanë zjarrfikësit italianë, teksa autoritetet shtuan se edhe një “numër i madh” i banorëve të kësaj shtëpie janë hospitalizuar.
“Gjashtë persona janë vrarë, një numër i madh i banorëve janë hospitalizuar. Dhjetëra persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit të cilët menjëherë kanë evakuuar këtë ndërtesë”, thanë zjarrfikësit në Itali përmes një postimi në Twitter.
Në ndërtesën ku shpërtheu zjarri, në jug të Italisë, raportohet se ishin të vendosur 210 persona.
Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet, thanë autoritetet.
Pesë nga viktimat ishin gra nga mosha 69 deri në 87 vjeç, ndërkaq në mesin e viktimave ishte edhe një burrë 73 vjeç, raportoi agjencia e lajmeve AGI.
Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, tha se zjarri duket se ka nisur në një dhomë ku po qëndronin dy gra, të cilat kanë vdekur nga flakët.
Përderisa zjarri nuk u shpërnda në dhomat e tjera, viktimat e tjera vdiqën nga tymi, tha Sala./rel/
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...