Zhvlerësimi i Euros po godet sektorin e turizmit në Durrës. Hoteleritë të cilët kontratat i kanë mbyllur një vit më parë me agjencitë turistike, po përballen me humbje të konsiderueshme.
“Kjo është një humbje e drejtpërdrejt pasi 80% e hoteleve të Durrësit funksionojnë me kontrata me garanci me kompanitë e huaja ku çmimet janë në Euro dhe çmimet janë përcaktuar që para 1 viti”, thotë operatori turistik Blerim Norja.
Rikuperimi i humbjes në periudhën që ndodhet turizmi mbetet i vështire, por e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë sipas operatorëve turistikë është shfrytëzimi i çdo burimi.
“Në këtë fazë që jemi nuk mund të bëjmë ndryshime sepse kontratat nuk mund të ndryshojnë. E vetmja gjë është që të shfrytëzojmë çdo burim që kemi që mundohemi që të maksimizojmë xhiron”.
Nga përllogaritjet e operatorëve turistik, humbjet vetëm nga kursi i këmbimit pritet të shkojnë në 17-20% krahasuar me sezonin e kaluar.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, tashmë me zhvlerësimin e monedhës europiane është vendosur një rend i ri mes Euros dhe Lekut në tregun e valutës, e cila pritet të qëndrojë gjatë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...