Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur sërish rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Rama tha në Klan Kosova se Kurtit i shkruan edhe në WhatsApp por se ai rralë ia kthen.
“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet”, tha Rama.
“Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.
Kryeministri shqiptar ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, theksoi kryeministri shqiptar.
“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell: Po shkojmë...
Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me ...
Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës
Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë...
Aksioni antidrogë në Pejë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë