Google ADS

Takimi me Osmanin, Rama: Bashkëbisedim i hapur mbi Samitin e Berlinit dhe NATO-s

19:35 | 6 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rama përmes një postimi në Facebook e vlerësoi takimin si të dobishëm dhe bahskëbisedim të hapur për Samitin e Berlinit në Tiranë, Samitin e NATO-s si dhe shqetësimet e përbashkëta, shkruan Arbresh.info.

“Prishtinë – Me Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës, një takim i dobishëm dhe bashkëbisedim i hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATO-s, si edhe shqetësimet e përbashkëta”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar gjatë vizitës së tij në Kosovë, pos takimit me presidenten e vendit, ka takuar edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Ndërkaq me homologun e tij, Albin Kurtin nuk është takuar.

Gjatë ditës së djeshme, Kurti tha se nuk do ta takojë kryeministrin Rama nëse nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive e cila u anulua./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme