Kanadaja ka ndaluar testimin e produkteve të kozmetikës te kafshët, duke iu bashkuar një numri vendesh të tjera si dhe shteteve amerikane që ta bëjnë të jashtëligjshme këtë praktikë.
Qeveria kandaze njoftoi mbi vendimin të martën në një njoftim për media, shkruan CNN përcjell Arbresh.info.
Projektligji C-47 amendon Aktin e Ushqimit dhe Barnave për të dnaluar testimin e produkteve kozmetike mbi kafsëht ashtu si dhe për shitjen e produketreve që mbështete në të dhënat e testimit të kafshëve.
Kanadaja do t’i bashkohet shteteve të BE-së, Australisë, Mbretërisë së Bashkuar si dhe Koresë së Jugut, të cilat veçse e kanë të ndaluar testimin e produketeve kozmetike te kafshët.
Janë 44 vende që kanë miratuar ligje që ndalojnë testimin e kafshëve kozmetike, sipas Humane Society International . Për më tepër, 10 shtete në SHBA e kanë ndaluar praktikën: Nju Jork, Virxhinia, Kalifornia, Luiziana, Nju Xhersi, Maine, Havai, Nevada, Illinois dhe Maryland.
“Mbrojtja e kafshëve, tani dhe në të ardhmen, është diçka për të cilën kanë kërkuar shumë kanadezë dhe diçka që ne të gjithë mund ta festojmë,” tha ministri kanadez i Shëndetësisë Jean-Yves Duclos në njoftim.
“Ne jemi krenarë që ecim përpara me këtë masë dhe sigurojmë kanadezët se produktet që ata blejnë janë pa egërsi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë për të eksploruar alternativa të sigurta dhe pa mizori, në mënyrë që të mos vuajnë më kafshë dhe të vdesin për shkak të testimit kozmetik.
Tutje në publikim thuhet se Health Canada po punon gjithashtu për të identifikuar “alternativat efektive ndaj testimit të kafshëve” jashtë botës kozmetike.
Amendamenti që ndalon testimin kozmetik te kafshët në një nga paketat e amendamenteve të përfshira në masë.
Teksti i projektligjit parashikon se “Asnjë person nuk mund të shesë një kozmetikë përveç nëse personi mund të vendosë sigurinë e kozmetikës pa u mbështetur në të dhënat e nxjerra nga një test i kryer mbi një kafshë që mund të shkaktojë dhimbje, vuajtje ose lëndim, qoftë fizik apo mendor te kafsha” dhe se “Asnjë person nuk duhet të kryejë një provë mbi një kafshë që mund t’i shkaktojë dhimbje, vuajtje ose lëndim, qoftë fizik apo mendor, kafshës”.
Projektligji u lexua për herë të parë në Dhomën e Komunave në prill dhe mori pëlqimin më 22 qershor.
Testimi kozmetik ka përfshirë historikisht “teste toksiciteti” në të cilat kafshët fokusohen të konsumojnë ose thithin kimikate të caktuara, ose të aplikojnë kimikatet në lëkurën ose sytë e tyre, sipas Bashkëpunimit të Vlerësimit të Sigurisë Pa Kafshë të Humane Society International .
Sipas Humane Society International përveçse janë të panevojshme mizore, testet e kafshëve janë gjithashtu më pak efektive në krahasim me format më të reja të vlerësimit si modelimi kompjuterik ose testet që përdorin qelizat njerëzore ./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...