Silvio Berluskoni ka ndarë pasurinë e tij në mënyrë pak të pabarabartë mes 5 fëmijëve të tij.
Këtë të enjte, trashëgimtarët e tij mësuan para noterit se çfarë u ka lënë i ati, ish-Kryeministri dhe një prej njerëzve më të pasur të Italisë që ndërroi jetë më 12 Qershor.
Pier Silvios dhe Marinës, dy fëmijët nga martesa e parë do të trashëgojnë 53% të aksioneve të Fininvestit, grupit që ai drejtoi deri sa ndërroi jetë dhe që përmbledh të gjitha firmat e themeluara dhe të marra në pronësi me kalimin e viteve.
Pjesën e mbetur e ndajnë në mënyrë të barabartë mes tyre Barbara, Eleonora dhe Luixhi nga martesa e dytë.
Bashkëshortes së tij të tretë Marta Fashina i le trashëgimi 100 milionë Euro, po kaq edhe vëllait të tij Paolo Berluskoni, një tjetër sipërmarrës i famshëm në Itali, botues i të përditshmes prestigjoze Il Giornale.
30 milionë Euro edhe për bashkëpunëtorin e tij historik dhe mikun e ngushtë Marçelo del Utri.
Vlera e Fininvest arrin në mbi 3.8 miliardë Euro, ku përfshihet edhe grupi mediatik Media for Europe, ish-Mediaset, një rrjet të gjerë televizionesh prestigjoze italiane të famshme edhe në Shqipëri./Tv Klan
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...