Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për Ballkanin e Hapur duke thënë se rajonit nuk i erdhi asgjë e keqe nga kjo inciativë.
Sipas tij, “Open Ballkan” i dha një shtytje Procesit të Berlinit dhe rriti tregtinë mes vendeve pjesëmarrëse, shkruan Arbresh.info.
“Ballkanin e Hapur 1 mijë herë të kthehesha mbrapa një mijë herë do ta bëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit përveç të mirave?! Merrrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve. Ballkani i Hapur ka bërë që Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur shtysën. Nuk e kuptoj si ka akoma dyshime kur faktet flasin qartë”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski./Arbresh.info
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...