E konfirmon UEFA, ndeshja Ballkani – Ludogorets zhvillohet në “Fadil Vokrri”

13:11 | 6 Korrik 2023
KRG

FC Ballkani do ta nisë aventurën  në Evropë me 11 korrik, ku do të përballet me skuadrën bullgare, Ludogorets, në kuadër të kualifikimeve për Champions League.

Ndërsa problem më i madh i cili e ka shqetësuar edhe skuadrën suharekase, ishte se ku do të zhvillohej kjo ndeshje, pasiqë stadiumi i vetëm i cili i mbushte të gjitha kriteret e UEFA për zhvillim e ndeshjeve të formatit të tillë, ishte stadiumi “Fadil Vokrri”, mirëpo përshkak të kushteve jo të mira atmosferike, gjendja e stadiumit legjendar nuk është në më të mirën e saj, shkruan arbrehs.info.

Është përfolur sek jo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e KF Llapit, “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mirëpo deri më sot nuk ka pasur asgjë zyrtare.

Megjithatë, shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA, ka vendosur zyrtarisht së ndeshja e parë kualifikuese për në Champions League të skuadrës së FC Ballkanit të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tanimë kanë mbetur edhe pesë ditë që nga zhvillimi i ndeshjes, ndërsa skuadra nga Suhareka, është duke vazhduar seancat përgatitore për kualifikimet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme