Presidenti amerikan Joe Biden është informuar mbi hetimin për zbulimin e kokainës në hollin e krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, dhe beson se është shumë e rëndësishme që Shërbimi Sekret të përcaktojë se si ka arritur kokaina atje, thanë zyrtarët të mërkurën.
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën pluhurin gjatë një pastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë të dielën, në një qese të vogël plastike në tokë, transmeton Telegrafi.
Të mërkurën, zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë ka besim te Shërbimi Sekret.
“Presidenti mendon se është tepër e rëndësishme që kjo të hetohet plotësisht”, tha ajo.
Biden po udhëtonte me anëtarët e familjes gjatë fundjavës, kur u zbulua pluhuri dhe kompleksi u evakuua për pak kohë si një masë paraprake.
Shërbimet e urgjencës u thirrën për të testuar substancën për t’u siguruar që nuk ishte e rrezikshme, dhe një test fillestar tregoi një rezultat pozitiv për kokainë. Një analizë laboratorike dytësore, më e ndjeshme konfirmoi rezultatet.
Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se kush e solli drogën në Shtëpinë e Bardhë. Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për sigurimin e Shtëpisë së Bardhë, po analizon të dhënat e vizitorëve dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...