Google ADS

FIBA 3×3 U23 Nations League në Prishtinë

09:54 | 6 Korrik 2023
KRG

Sheshi “Zahir Pajaziti” do të jetë vendtakimi i adhuruesve të basketbollit 3×3 për tri ditë me radhë.

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA 3×3 U23 Nations League nga 10 deri 12 korrik. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë gjashtë shtete te meshkujt dhe gjashtë te femrat, ku priten sfida interesante.

Gjithashtu për herë të parë do të debutojë Kosova në këtë garë, po ashtu në të dyja konkurrencat.

Shtetet pjesëmarrëse janë Gjermania, Holanda, Greqia, Turqia, Hungaria dhe Kosova në të dyja konkurrencat.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në sheshin “Zahir Pajaziti”, aty ku pritet spektakël i 3×3. Ndeshjet fillojnë nga ora 14:30 dhe do të zgjasin deri në ora 21:00, kurse finalet fillojnë nga ora 20:00.

Për Kosovën te meshkujt do të luajnë: Mirlind Zekaj, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Fatlind Shoshaj.

Ndërsa te femrat për Kosovën do të paraqiten: Agnesa Rrahmani, Enisa Kamerolli, Sara Vraniqi dhe Anilë Selmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme