Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, pas monitorimit që ia kanë bërë Ligjit për kontrollin e duhanit, kanë vlerësuar se ligji aktual për duhanin ka nevojë për plotësim-ndryshime.
E sidomos qartësimit të hapësirave ku lejohet pirja e duhanit si dhe definimi me i qartë rreth përdorimit të cigareve elektronike.
Mbikëqyrja e Zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, i cili është monitoruar nga anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, ka bërë që shumica e anëtarëve të këtij komisioni të vijnë në përfundim që ligji aktual për kontrollin e duhanit ka nevojë për plotësim-ndryshim.
Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovës kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollqaku, e cila ka thënë se ky ligj është njëri ndër ligjet që kanë marrë me prioritet, sepse janë të interesuar që ta mbrojnë shëndetin e të rinjve për sa i përket përdorimit të cigareve, e sidomos atyre elektronike që janë bërë trend nga të rinjtë.
“Dalja në treg e cigares elektronike, e cila shkarazi përmendet në forma të tjera të duhanpirjes por që nuk është e definuar, po e shohim që është shumë prezent te të rinjtë. Dhe nuk janë të vetëdijshëm së dëmton rëndë shëndetin. Pastaj kemi parë që nuk është numër i mjaftueshëm e inspektorëve dhe nuk është i qartë definimi hapësirave se ku duhet të konsumohet duhani etj”, tha ajo .
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Kollqaku, tutje ka thënë se plotësim ndryshimi i Ligjit për kontrollin e duhanit gjatë muajit korrik do të votohet edhe në seancë plenare dhe presim që Ministria e Shëndetësisë t’i marrë rekomandimet e deputetëve që kanë dhënë për këtë ligj.
“Kur kemi qenë në vizitë në Ministri të Shëndetësisë neve si komision ata na ka paralajmëruar që do të ketë plotësim-ndryshim të ligjit për duhanin, por që tani bazuar ne rekomandimet tona do të marrë vendim për ndryshim, por besoj që do t’i përfshijnë qoftë në plotësim-ndryshim të ligjit, qoftë edhe në ligjin e ri këto rekomandime”, u shpreh Kollqaku.
Edhe deputeti Haxhi Avdyli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka qenë edhe kryesues i Grupit punues për Ligjin për parandalimin dhe kontrollin e duhanit në Komisionin për Shëndetësi, ka kërkuar nga deputetët që të kërkojnë ndryshim-plotësimin e ligjit aktual dhe jo krijimin e një ligji të ri. Po ashtu edhe Shemsedin Dreshaj, nga AAK-ja, tha se janë pro ligjit aktual dhe rekomandimet të cilat janë dhënë të shtohen ne ligjin që është tani. Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë se a do të këtë ligj të ri të duhanit apo vetëm plotësim ndryshim por që deri në publikimin e kësaj teme, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...