Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:07 | 6 Korrik 2023
Diellza Gashi

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203)

10:00
Fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës së tranzitit dhe rehabilitimi i rrugës Shtime-Lipjan. Merr pjesë ministri Liburn Aliu. (Rrethi në hyrje të Shtimes)

11:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)

11:00
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për medie. (Zyra e VV, Rexhep Luci, Prishtinë)

14:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me David Wright – Zyrtar i lartë operativ i Save the Children International dhe me Ekin Ogutogullari – Drejtor rajonal i Save the Children për Lindje të Mesme, Evropën Juglindore dhe Afrikën Veriore. (Kuvendi i Kosovës, N302)

16:00
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)

17:00
Kolegji UBT me një ceremoni solemne bënë hapjen e #GlobalUBTFest2023. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme