Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre policët e Kosovës të cilët u kidnapuan nga Policia e Serbisë muajin e kaluar.
Osmani, policëve Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa u ka uruar mirëseardhje dhe i ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.
“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tre policët e kanë falënderuar Osmanin për pritjen, teksa shprehen përkushtimin e tyre për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të vendit./Arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel