Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje për garat evropiane.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Dardan Berisha, ka kërkuar përkrahjen e tifozëve të Kosovës.
“Dardanët janë lojtarë yni i gjashtë. Janë motivi ynë dhe po shpresoj se do të mbushet salla dhe do të vijnë Dardanët me na përkrah dhe së bashku të arrijmë sukses historik”, shprehet kapiteni për tifozët “Dardanë”.
Berisha ka folur edhe për përgatitjet dhe gjasat e kualifikimit.
“Kemi ndeshje të vështira, por ne jemi të motivuar kemi më shumë kohë për tu përgaditur së bashku. Trajneri është i ri dhe jemi të motivuar. Do të jetë shumë e vështir të kualifikohemi, pasi Zvicra e Danimarka kanë ekipe shumë të mira”, tha ai.
Kosova A është në grup me Zvicrën dhe Danimarkën në Rrethin e Tretë Parakualifikues për “Eurobasket 2025”./Arbresh.info/
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...