Google ADS

Enrique emërohet trajner i PSG

14:05 | 5 Korrik 2023
KRG

Ish-selektori i Kombëtares së Spanjës, Lus Enrique, do të jetë në stolin e trajnerit të Paris Saint-Germain.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrzio Romano, tani pritet të ketë transferime të reja tek skuadra franceze, pas emërimit të trajnerit spanjoll, shkruan arbresh.info.

Romano ka raportuar se PSG do të transferoj Lucas Hernandez nga Bayern Munichu me vlerë 45 milionë euro, Manuel Ugarte nga Sporting me shifër 60 milionë euro, Kang-in Lee nga Mallorca me vlerë 22 milionë.

Ndërsa si lojtarë të lirë pritet të transferojnë Maco Asesnion nga Real Madridi, Cher Ndour nga Benfica si dhe Milan Skriniar nga Interi.

Enrique më herët ka qenë edhe trajner i Barcleonës ku edhe kishte korrur suksese të jashtëzakonshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme