Google ADS

Ganimete Musliu: Viti i ri nuk e pret këtë Qeveri

14:23 | 5 Korrik 2023
L G

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera gjersa ka theksuar se mandati i Qeverisë Kurti nuk do të jetë aq i gjatë sa të kalojë vitin tjetër.

Në Rtv Dukagjini Musliu ka deklaruar se e gjitha bazohet në atë që ajo e quan “keq-qeverisje”.

Musliu ka përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve të reja.

Sa për qëndrimin e PDK-së karshi tyre, ajo ka thënë se PDK është më se e gatshme.

“Nëse Albin Kurti mendon se PDK i frikësohet zgjedhjeve e ka gabim. PDK vetëm një gjë e ka dëshmuar, zgjedhjeve nuk iu është frikësuar, pavarësisht rezultateve që ka dal, kemi qenë të parët që i ka premtuar zgjedhjet”.

Ajo thotë se vështirë se vjen viti i ri pa zgjedhje.

“Vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve. A do ndodhin nesër, pasnesër apo tetor? Mbetet pikëpyetje e madhe. Me mënyrën se si po qeverisë Kryeministri Kurti apo po keqqeverisë Kurti, Viti i ri nuk e pret këtë qeveri. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje qysh sonte. Arroganca e numrave nuk do mund të mbajë Kosovën peng tek një demagogë si Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera.

“Kosova është e njohur që pothuajse asnjë mandate nuk e ka quar deri në fund…mos e qo pas mendsh se sot në Kuvend janë dëbuar të gjitha vendimet në të gjitha forumet. Ju e dini që tre deputetë i janë larguar partisë në pushtet. Në ditët në vijim do shohin edhe deputetë të tjerë që do largohen. Dhe s’do të ketë më fuqi të vendimmarrjes as në forume të tjera në Kuvendit, në seancë e komisione parlamentare”, ka deklaruar ajo.

Tre deputetë nuk janë më sepse sipas Musliut, Kurti nuk mundet të durojë zërin kritik.

Të ngjashme