Google ADS

Kurti: Në gjysmë të mandatit po kryejmë punë që tjerët s’i kanë kry për 20 vite

10:19 | 5 Korrik 2023
Diellza Gashi

Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati ka mbajtur konferencë për media.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se me gjysmë mandati po kryen punë që të tjerët nuk i kanë zgjidhur për 20 vite. shkruan Arbresh.info.

Po ashtu ai ka përmendur miratimin e sotëm të dy projektligjeve ajo e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale dhe ai i projekt-kodit Doganor dhe i Akcizave.

Në fund ai ka shtuar se pavarësisht pengesave e gurëve që çdo ditë na i hedhin në rrugë, Kurti nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave ndaj qytetarëve.

“Duke ndryshuar Ligjin i cili do të mundësojë fitimin e së drejtës që të përfitojnë nga kontributet e tyre edhe ata që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna nuk arritën që të përmbushin kushtin prej 15 vitesh kontribut. Kjo arritje i shtohet listës së çështjeve dhe problemeve që të tjerët nuk arritën që t’i zgjidhin për 20 vite e po i rregullojmë që në mandatin e parë, madje në gjysmën të mandatit. Kemi ende shumë punë para vetes por me durim e përkushtim do të arrijmë të përmbushim çdo gjë që e kemi premtuar deri në fund. Pavarësisht pengesave e gurëve që çdo ditë na i hedhin në rrugë, ne nuk ndalemi, i mbajmë dhe i përmbushim zotimet e dhëna ndaj qytetarëve tanë”, tha Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme