Pas vizitës 2 ditore në Shqipëri, ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka shprehur falenderimin e tij për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe popullin shqiptar, për një mbrëmje që nuk do ta harron kurrë.
Me anë të një postimi në Twitter, Clinton shkroi se ndihet i nderuar që ka punuar me Shqipërinë për kaq shumë vite për të forcuar miqësinë mes dy shteteve.
“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nder për mua të punoj me ju për kaq shumë vite, për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruajti Clinton./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...