Kombëtarja e Kosovës në hendboll të mërkurën i mëson dy kundërshtarët e ardhshëm.
Pos për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2025, të mërkurën prej orës 11:00 në Vjenë tërhiqet shorti edhe për raundin e promovimit në kualifikimet për Euro 2026.
Në shortin e fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2025, Kosova është në vazon e dytë së bashku me Letoninë, Italinë, Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Në vazon e parë janë Izraeli, Sllovakia, Finlanda, Turqia dhe Estonia. Kombëtarja jonë përballet me një kombëtare të vazos së parë, ndërsa ndeshjet janë më 1/2 dhe 4/5 nëntor.
Në shortin për raundin promovues për Euro 2026, Kosova është në vazon e parë, së bashku me Belgjikën dhe Luksemburgun.
Kosova do të përballet me Letoninë, Britaninë e Madhe apo Qipron. Ndeshjet e raundit promovues për Euro 2026 do të zhvillohen në janar të vitit të ardhshëm.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?